Asim Bajrami & Shkurta Orlishta






UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK

HISTORIKU I SHKURTËR I FAKULTETIT FILOZOFIK


Fakulteti Filozofik është ndër institucionet më të vjetra të arsimit të lartë dhe njëkohësisht është fakulteti i parë që u themelua në Kosovë. Fakulteti Filozofik u konstituua më 30 tetor të vitit 1960 dhe fillimisht kishte këto katedra: e Matematikës, e Fizikës, e Biologjisë, e Kimisë, e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe e Gjuhës dhe e Letërsisë Serbokroate. Më 1961 hapën edhe katedrat e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse. Më vonë u hap katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge dhe ajo e Orientalistikës.Në vitin e parë të studimeve (1960/61) u regjistruan 97 studentë të rregullt dhe 141 studentë me korrespondencë.Më 1962 u hapen edhe tri katedra: e Historisë, e Gjeografisë dhe e Pedagogjisë. Ndërkaq, në vitin shkollor 1963/64 në këtë institucion diplomuan 26 studentët e parë.Më 20 shtator 1971 Fakulteti Filozofik u nda në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike–Natyrore.Në vitin shkollor 1972/73 në Fakultetin Filozofik u hap edhe Katedra e Filozofisë – Sociologjisë.Në vitin 1989 Fakulteti Filozofik u nda në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Filologjisë. Fakulteti edhe në periudhën vijuese, krahas vështirësive të shumta, zhvillohej vazhdimishtNë vitin 2001 u hapën edhe Departamenti i Shkencave Sociale me Drejtimet: Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Psikologji dhe Sociologji, si dhe Dega e Etnologjisë.Deri më tani vetëm në Fakultetin Filozofik, kanë diplomuar gjithsej 5106 studentë me mësim në gjuhën shqipe.Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura nëDeklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor.Planet e studimeve u bashkëkohësuan dhe të ripërtrira u miratuan në Senatin e UP-ës në shtator të vitit 2004. Në shtatorin e vitit 2004 u aprovuan edhe planet mësimore për studime në nivelin e Masterit për këto departamente: Psikologji, Histori, Pedagogji, Shkenca politike, dhe Etnologji.Në këtë vit shkollor në Fakultetin e Filozofisë janë 2167 studentë, ndërsa në procesin mësimor janë të angazhuar 35 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe janë të angazhuar 89 mësimdhënës dhe asistentë me punë plotësuese .